Sot finalizohen koalicionet e mundshme parazgjedhore

Ende nuk është zyrtarizuar asnjë koalicion parazgjedhor mes subjekteve të mëdha politike dhe atyre të vogla, ndonëse sot (e martë) në mesnatë është afati i fundit për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Por, gjatë ditës së hënë ka pasur takime mes zyrtarëve të partive të mëdha dhe atyre të partive të vogla. PDK-ja pothuajse do t’i ruajë aleatët e saj, LB-në, PD-në dhe PLK-në, shkruan “Epoka e re”. Ndërsa LDK-ja është në bisedime me Alternativën dhe AKR-në. AAK-ja dhe Nisma do të shkojnë në këto zgjedhje me koalicion të përbashkët, kurse Vetëvendosje pritet t’i hyjë kësaj gare e vetme.

 

Kontrolloni gjithashtu

Hamza: Rambujeja ishte momenti kur Kosova zgjodhi anën e drejtë të historisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar sot 27-vjetorin e fillimit të …