Filloi punimet Konferenca vjetore “Java e Shkencës 2017”

Filloi punimet Konferenca vjetore “Java e Shkencës 2017”

Ka filluar punimet Konferenca tradicionale “Java e Shkencës 2017”, në të cilën po marrin pjesë shkencëtarë të fushave të ndryshme nga vendi dhe rajoni, të cilët do të prezantojnë kontributet e tyre shkencore në promovimin e shkencës në Republikën e Kosovës. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami në fjalën e tij të hapjes vlerësoi se “Java e shkencës” po shndërrohet në një ngjarje të rëndësishme në rajon, i cili mbledh shkencëtarët e shumë vendeve dhe stimulon hulumtimin shkencor. Ai shtoi se “sot zhvillimi ekonomik i një vendi nuk mund të paramendohet pa kontributin e shkencëtarëve dhe kërkimeve të mirëfillta”. Ndër të tjera, ministri shprehu edhe nevojën e Kosovës për përfshirje në hapësirën evropiane të shkencës, duke qenë se BE përmes programeve të ndryshme mbështet hulumtuesit e rinj. Në konferencën “Java e Shkencës 2017” do të prezantohen rreth 250 punime shkencore të ndara në 12 sesione tematike për katër ditë sa do të zgjasë konferenca.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim nga jashtë Kosovës

KQZ: Vota për subjektin politik shkon edhe për bartësin e listës

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka sqaruar mënyrën se si do të …