Hoyt Brian Yee

Hoyt Brian Jee: Rusia ka rritur përpjekjet e saj për ta ndikuar politikën në Ballkan

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Jee, paralajmëroi se Rusia ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan. Duke folur para një nën komiteti të SHBA-së për marrëdhënie me jashtë, zëvendësi i ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit tha se shumë vende të Ballkanit, si Shqipëria dhe Mali i Zi, duan integrim më të thellë me Perëndimin dhe Uashingtoni i mbështet ato. Por, Moska përpiqet ta parandalojë një gjë të tillë me mjete financiare dhe politike. Ai po ashtu tha se një qendër humanitare e Rusisë në Nish të Serbisë me siguri synon ndikimin në formimin e opinionit publik.  tha se Moska po përpiqet të nxisë edhe Republikën Serbe të ndahet nga Bosnja dhe Hercegovina.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama paralajmëron rrezikun për Lojërat Mesdhetare: ICMG cakton takim më 19 dhjetor

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare …