Përfaqësuesi i demokratëve në Kongresin amerikan, nën-kryetar i Komisionit të Dhomës së përfaqësuesve për Politikën e Jashtme dhe njohës i mirë i çështjeve shqiptare në Ballkan, Eliot Engel, ka thënë se Serbia nuk po tregon gatishmëri për normalizim të marrëdhënieve dhe për njohje të Kosovës. Ai bëri vërejtje për kërcënimet e paqes dhe stabilitetit në Dhomën e Punëve të Jashtme të Evropës dhe Euroazisë, duke nënvizuar se puna në Ballkan nuk ka përfunduar akoma dhe se projekti i filluar ne vitet e 90-ta, kur u shpërbë Jugosllavia ende kërkon angazhim nga SHBA dhe aleatët e saj në Evropë.
Kontrolloni gjithashtu
Policia zbardh rrugën e përdorur për sulmin në Ibër-Lepenc, me hetime të vazhdueshme pas shpërthimit të 29 nëntorit
Në natën e 29 nëntorit, Policia e Kosovës ka zbuluar rrugën e përdorur nga dy …