Kryeministri i Shqipërisë, kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një bashkëbisedim me banorët e Kasharit, theksoi se “nëse Partia Demokratike nuk zhbllokon brenda muajit vettingun, marrëveshja është e prishur”. Kreu i qeverisë deklaroi më pas se Partia Socialiste ka bërë në 3 vite e gjysmë aq sa nuk është bërë në 25 vite. Në 3 vite e gjysmë dhamë provën se ne bëjmë shtet. Doni të jeni të gjithë të barabartë? Votoni Partinë Socialiste, tha Edi Rama.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
