Dy vjet nga varrosja në Prishtinë e trupave të dëshmorëve të rënë në Kumanovë më 9 e 10 maj 2015

Dy vjet nga varrosja në Prishtinë e trupave të dëshmorëve të rënë në Kumanovë më 9 e 10 maj 2015

U bënë dy vjet qysh kur në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve, në Prishtinë, janë varrosur trupat e luftëtarëve të lagjes së Trimave të Kumanovës. Atë ditë me një ceremoni madhështorëve, ku morën pjesë mijëra liridashës nga mbarë trojet shqiptare, janë varrosur trupat e  Xhafer Zymberit, Mirsad Ndrecajt, Valon Kabashit, Turgaj Gashit, Samid Kastriotit, Hysen Rushitit, Fatlum Vishesellës dhe Arben Rexhajt, të cilët kishin  rënë në Kumanovë, gjatë luftimeve në pritë dhe në rrethimin që u kishte organizuar policia sllavo-maqedonase më 9 dhe 10 maj 2015. Po atë ditë janë vrarë edhe 8 policë të njësive speciale sllavo-maqedonase, ndërsa kanë marrë plagë shumë banotë të Lagjes së Trimave, e cila ishte rrënuar me goditje nga tankset dhe mjetet e motorizuara.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …