Haziri: Koalicioni i Shpresës dhe Besës për tri orë e rrëzoi Kadri Veselin

Haziri: Koalicioni i Shpresës dhe Besës për tri orë e rrëzoi Kadri Veselin

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherit nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka përcjellë të dielen mesazhe të fuqishme kundër kryetait të PDK-së, Kadri Veselit. “Ne efektin e parë e kemi realizu. Në ora nëntë e kemi nënshkru marrëveshjen LDK-AKR, e në ora 11:45 Kadri Veseli ka heqë dorë prej kandidaturës për kryeministër. Pra, për tri orë e kemi rrëzu. Unë po i tregoj atij se neve nuk mundet me na idhtu askush më 11 qershor, por do të festojmë kryelartë fitoren plebishitare”, ka thënë Haziri, në tubimin madhështor që LDK e mbajti në Gjilan.

 

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …