Kurti: Më 11 qershor do ta bëjmë ndryshimin e madh

Kurti: Më 11 qershor do ta bëjmë ndryshimin e madh

Lëvizja Vetëvendosje ka hapur fushatën elektorale në komunën e Pejës. Kandidati për kryeministër i kësaj lëvizje, Albin Kurti, ka thënë se më 11 qershor do ta bëjnë ndryshimin e madh në Kosovë. Ai ka deklaruar se qytetarët e Kosovës dhe Pejës kanë nevojë për një qeveri e cila nuk i vjedh ata, por ju del zot atyre. Kurti ka thënë se kur fiton Vetëvendosje!, fitojnë qytetarët. “Kur fiton Vetëvendosje! nuk ka krim e as korrupsion”, ka deklaruar Kurti. Më tutje Kurti ka thënë së koalicioni PDK-AAK-Nisma dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa janë përvoja të hidhura për qytetarët e Kosovës. Në tubimin e mbajtur në Pejë kanë folur edhe kandidatët për deputetë të Vetëvendosje!, Shpend Ahmeti, Dukagjin Gorani dhe Ali Lajçi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …