Partitë politike të vendit tonë miratuan deklaratën për Kodin e Mirësjelljes

Partitë politike të vendit tonë miratuan deklaratën për Kodin e Mirësjelljes

Me miratimin e Deklaratës në lidhje me kodin e mirësjelljes për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, subjektet angazhohen për një fushatë të drejtë e dinjitoze, në kuadër të normave demokratike pa përdorim të gjuhës së urrejtjes dhe duke respektuar njëri tjetrin. Subjektet shprehin besimin e plotë se procesi zgjedhor do të jetë i ndershëm dhe demokratik. Ato ftojnë të gjithë anëtarët, kandidatët e tyre, partnerët e koalicionet që t’ju përmbahen këtyre parimeve. Po ashtu, ftohen të gjitha organizatat jo qeveritare, qeveritare dhe ato ndërkombëtare të bëjnë monitorimin e procesit zgjedhor dhe zbatimin e këtyre parimeve.

Subjektet bëjnë thirrje për adresimin e çdo pengese eventuale për pjesëmarrje të gjerë në zgjedhje dhe zotohen për pranimin e rezultateve. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka siguroi subjektet se çdo ankesë apo parregullsi e mundshme do të adresohet para certifikimit të zgjedhjeve. Miratimi i deklaratës u bë në prani të kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor, përfaqësuesve të misionit të BE-së, të ambasadës së Zvicrës, Norvegjisë, SHBA-ve dhe Gjermanisë. Ky takim u lehtësua nga Grupi për Ballkan, në kuadër të dialogut politik mes subjekteve parlamentare. Dialogu politik mbështetet financiarisht nga Qeveria e Zvicrës dhe e Norvegjisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …