Brickos

FSK në stërvitjen ndërkombëtare - Combined Resolve VIII

FSK në stërvitjen ndërkombëtare – Combined Resolve VIII

Njësia e FSK-së është kthyer nga stërvitja ndërkombëtare , “Combined Resolve VIII’’ e cila është mbajtur në Gjermani. Pjesëmarrja është realizuar me ftesë nga Ambasada Amerikane në Kosovë dhe në saje të bashkëpunimit bilateral me SHBA-të. Ushtrimin Fushor i NATO-s, “Combined Resolve VIII’’ (Zgjidhja e Kombinuar -VIII) është mbajtur në bazën e Ushtrisë së SHBA-ve për Evropë në Hohenfels të Gjermanisë, nga data 24 maj – 16 qershor 2017. Bartës kryesor të ushtrimit kanë qenë forcat ushtarake Amerikane me anëtarët tjerë të NATO-s dhe partnerët me pjesëtarë nga shtetet e ndryshme si nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Rumania, Hungaria, Ukraina, Italia, Norvegjia, Finlanda etj.  Në ushtrim janë kryer manovra ushtarake me forca të kombinuara në nivel brigade si operacione të mbrojtjes, sulmit dhe mbijetesës. Kontingjenti i FSK-së  ka qenë i përbërë nga 12 pjesëtarë i cili  është integruar si pjesë e Batalionit Xhenier të Brigadës 588 të ushtrisë amerikane.  Në këtë ushtrim pjesëtarët e FSK-së kanë treguar nivel të lartë profesionalizmi dhe përkushtimi në kryerjen e detyre, duke treguar shkathtësi të koordinimit dhe ndërveprimit me pjesëtarë të ushtrive tjera pjesëmarrëse si: bashkëpunimi dhe koordinimi me forcat ushtarake të Shqipërisë, me ushtarët e njësive amerikane  dhe ato pjesëmarrëse nga shtetet tjera për operim të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …