Thaçi: Qytetarët e Kosovës e dinë shumë mirë se çfarë vuajtje sjell lufta

Kryetari, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në Samitin e SEECP-së, i njohur si Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, i cili po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë. Pas falënderimit të kryetares së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç për drejtimin e suksesshëm të këtij samiti, ai tha se bashkëpunimin ndërshtetëror është çelësi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, por edhe për të ardhmen e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. E ardhmja nuk qëndron në ndarje, por në integrim. Kjo është arsyeja pse forumet si ky janë të rëndësishëm për të gjithë ne, për të rikonfirmuar përkushtimin tonë për bashkëpunim rajonal, por edhe për realizimin e aspiratave tona reale për anëtarësim në BE dhe NATO. Ne i dimë fare mirë rreziqet e konfliktit dhe vuajtjet që shkakton lufta. Kjo është arsyeja pse ne jemi të vendosur për një kapitull të ri për rajonin tone, theksoi në mes tjerash kryetari i vendit, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 11-të në konstituim – zvarritet procesi për shkak të zgjedhjes së kryetarit

Edhe pas përpjekjes së njëmbëdhjetë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, …