Matura Shtetërore 2019, pjesa e parë e provimit mbahet me 12 dhe 15 qershor kurse pjesa e dytë me 19 dhe 22 qershor

Rezultati i kalueshmërisë së maturës në këtë afat ka arritur në 83.5 %

Komisioni Shtetëror i Maturës, pas përpunimit të rezultateve të Provimit,  ka publikuar rezultatet për të gjithë maturantët që iu nënshtruan testit të maturës në afatin e qershorit. Rezultati i kalueshmërisë në këtë afat është 83.5 për qind, ndërsa 67.2 për qind e maturantëve kanë arritur të marrin mbi 50 për qind të pikëve në test. Bazuar në këtë, Komisioni ka vlerësuar shumë të suksesshëm Provimin e Maturës Shtetërore këtë vit, kjo edhe për faktin e administrimit më cilësor e më profesional dhe ndërgjegjësimit të komunitetit arsimor.

Në dy raundet e organizimit të testit, nuk ka pasur shkelje dhe parregullsi të theksuara në asnjë qendër testimi. Komisioni Shtetëror i Maturës njofton se, Provimi i Maturës për afatin e gushtit (pjesa e parë) do të mbahet më 25 gusht, ndërsa (pjesa e dytë) më 2 shtator 20017. KShM-ja i uron të gjithë maturantët për suksesin e arritur dhe u dëshiron suksese në sfidat dhe rrugëtimin e mëtejmë, ndërsa ata që nuk kanë arritur suksesin e pritur i fton që të përgatiten deri në afatin e ardhshëm. KShM-ja ka shprehur falënderimin e vet për të gjithë administratorët, komisionarët dhe akterët tjerë të angazhuar për mbarëvajtjen e Provimit Shtetëror të Martuarës.

Kontrolloni gjithashtu

Plaku i PD-së, në Shqipëri, Sali Berisha kërcënon Departamentin Amerikan të Shtetit i cili e ka shpallur non grata

Gjykata e Posaçme e Apelit sërish ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës për lirim nga masa “Arrest në shtëpi”

Gjykata e Posaçme e Apelit e ka rrëzuar kërkesën e ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha …