Thaçi - Vuçiq

Thaçi: U fokusuam në domosdoshmërinë e hapjes së një faze të re të dialogut dhe pajtimit të Kosovës me Serbinë (!)

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se në takimin e sotëm që pati  me kryetarin  e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë diskutuar për domosdoshmërinë e hapjes së një faze të re të dialogut mes dy shteteve. “Në takimin e udhëhequr nga Mogherini, që zhvilluam me presidentin e Serbisë, Vuciq, u fokusuam në domosdoshmërinë e hapjes së një faze të re të dialogut, që do të qonte drejt një normalizimi të plotë dhe pajtimi të shteteve tona”, ka thënë Thaçi nga Brukseli në një intervistë për RTK-në.  “Ishte konkludim i përbashkët që vetëm pajtimi dhe normailizmi mes vendeve tona, paraqet më tepër paqe dhe stabilitet për rajonin dhe për vetet shtetet tona.  Ne i dhamë besimin e plotë për zonjën Mogherini për të ndërjmjetësim të këtij dialogu, ka thënë mes tjerash, HashimThaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Robert English: Dyshoj që ardhja e Listës Studentore në pushtet në Serbi do ta ndërrojë qasjen e Serbisë ndaj Kosovës

Duke komentuar zhvillimet e kohës së fundit në Serbi, profesori asociuar i Politikës së Jashtme …