Femra më e votuar në Kosovë dhe njëra nga deputetët më të votuar në Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është pro kontaktit dhe bisedave me Vetëvendosjen, përkundër përjetimeve jo të këndshme që kanë me këtë parti për disa vite. “Por, qëllimi është që PDK të dërgohet në opozitë”, ka thënë ajo, duke shtuar se nuk është lehtë të arrihet një koalicion me Vetëvendosjen, pasi VV është parti e majtë e LDK parti e qendrës së djathtë. Osmani tha se nëse AAK dhe Nisma largohen nga PDK, LDK është e hapur për të biseduar me to, por shton se LDK më mirë do ta ketë të kalojë në opozitë.
Kontrolloni gjithashtu
Rinumërimi i votave po i afrohet fundit, mbi 70 për qind e vendvotimeve të përfunduara
Procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po hyn në fazën …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
