PDK në Prishtinë: Komuna për dy vjet ka zënë me punë kundërligjshëm 486 njerëz me kontrata të veçanta

PDK në Prishtinë: Komuna për dy vjet ka zënë me punë kundërligjshëm 486 njerëz me kontrata të veçanta

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë, ka ngritur shqetësime për mbushjen e Komunës së Prishtinës me militantë të Lëvizjes Vetëvendosje, që si të punësuar nuk janë as qytetarë të Prishtinës, por vetëm pjesë  të “bandës” së Dardan Molliqaj, për të cilët janë harxhuar rreth 3 milionë euro para të taksapaguesve. Sekretari i degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka thënë se sipas raportit të Auditorit Gjeneral, Lëvizja Vetëvendosje, nëpërmjet Molliqaj për dy vjet ka punësuar kundërligjshëm 486 njerëz me kontrata të veçanta, duke i shkelur të gjitha ligjet dhe procedurat, ku për shumicën e tyre shërbim i veçantë ka qenë hedhja e mollotovit, gurëve dhe shkatërrimi i pronës publike e private në Prishtinë.“Pagat e këtyre njerëzve- politikë i kanë kushtuar rreth tre milionë euro qytetarëve të Prishtinës në vitet 2015-2016”, ka thënë Cakolli.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …