Hoti: GP-LDK-së sot e dorëzon kërkesën për debat parlamentar lidhur me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021

Hoti: Nuk mund të themelohen institucionet e vendit nga pakica, nëse PAN arrin t’i bëjnë 61 vota, në do të jemi opozitë”,

I nominuari i koalicionit LAA për kryeministër, Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës edhe njëherë e ka bërë të qartë se nuk do të futen në koalicion ku është PDK-ja. “Ne jemi 29 deputetë që nuk do të lëvizim. Edhe në VV thonë kështu dhe shumica nuk janë për koalicion me PAN-in”, tha Hoti në RTK.  Ai bëri me dije se do të diskutojnë me VV-në, për të arritur marrëveshjen qeverisë, kur t’u  vije radha për herën e dytë dhe do të themelojnë qeverinë e Kosovës. Sipas tij, PAN së bashku më minoritete kanë 59 deputetë. Hoti tha se demokracia janë burim i shumicës. ‘Nuk mund të themelohen institucionet e vendit nga pakica, nëse arrin t’i bëjnë 61 vota, në do të jemi opozitë”, tha ai. Hoti i cili është edhe ministri në detyrë i Financave, tha se tendenca për të themeluar qeverinë e Kosovës, nga kontrabandimi nuk i bënë nder as Kosovës. “Populli i ka dhënë mbështetje PAN-it më shumë dhe u ka dhënë të drejtë. Ata do të provojnë dhe nëse se krijojnë ka të tjerë që e kanë shumicës’, tha Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …