Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Heshtja e pragmatistëve zhvilloi fanatizmin në Kosovë

Të thuash se në Kosovë nuk ka fanatizëm të llojeve e ngjyrave të ndryshme, është konstatim fare i paqëndrueshëm, pasi ai ekziston dhe njëra ndër arsyet e ekzistencës së tij është mbajtja në izolim nga pjesa e tjetër e botës demokratike, zhvillimi i pamjaftueshëm ekonomik dhe një element që ndërlidhet me konceptim sociopsikologjik se si një brez i percepton gjërat nisur nga pikëpamjet bardhë e zi, koncept ky nga ku buron fanatizmi politik.

Në Gjermaninë e paralufte u krijua një brez i ri i fanatikëve, i cili vepronte siç i pëlqente pa vrarë mendjen se veprimet miratohen nga prindërit e tyre. Edhe në Kosovë ekziston kjo tendencë kur nuk ka dëshirë për ndërlidhje brezore të veprimit. Ky brez politikanësh tek kundërshtarët politik sheh brirë e bishta vetëm, dhe në këtë lojë madje kanë treguar aftësi për të rritur vëmendje. Brezi i tillë që dikur i konsideronim fëmijë të rritur por ca të lazdruar, sot kanë harruar se janë bërë burra e gra që më shumë duhet të kenë përgjegjshmëri për veprimet e deklarimet e tyre publike. Të vërtetat e pjesshme të tyre i kanë shndërruar në të vërteta absolute, duke i përsëritur ato për shumë vite, pa një reagim shoqëror.

Sot, edhe pse me shumë vonesë, ka tendencë për të dhënë kundërpërgjigjien, fanatikët vështirë e pranojnë, pasiqë janë mësuar me të vërtetat vetëm të tyre, tani të shndërruara në ideologji. Mendimtarët e konsiderojnë se fanatizmi është sëmundje ngjitëse dhe ilaçi i saj është vështirë të gjendet. Konsiderojnë e humori është si përgjigje e duhur për të krijuar një paqe në kundërshti. Faza e fanatizmit kuptohet se gjendet në vetëdrejtësinë dhe në këtë rrugëtim, mjet të fuqishëm kanë banalitetin. Të dy këto elemente, ne si shoqëri i kemi parë. Pra, edhe vetëdrejtësinë edhe banalitetin në deklarime e veprime. T’i kritikosh sot për këto veprime, të tillët i kuptojnë si kundërshti ndaj çështjes kombëtare.

Në librin e tij “Si të kurosh një fanatik”, shkrimtari hebre Amos Oz, përshkruan bukur kohën e Jerusalemit të viteve të 40-ta të mbushur me fanatikë. Ai simbolikisht vlerëson se luga e çajit karshi katastrofës së zjarrit është më e mirë se arratia në këtë betejë ndaj fanatizmave. Nëse të gjithë nga një lugë çaji me ujë derdhim në zjarr, gjithsesi është hap më i mirë sesa arratia nga ai. Konsideroj që politika në Kosovë duhet që nga faktori ndërkombëtar të qartësojë kërkesat për ta përmbyllur fazën e izolimit të vendit si mjet për rritje të fanatikëve. Faktori ndërkombëtar, ngjajshëm sikur e potencon autori në libër, për këtë rajon duhet ta ketë Planin Marshall të Zhvillimit. Paqja me fanatikët fitohet shumë më lehtë kur Amerika, Japonia e Europa investojnë në zhvillimin e këtij rajoni. Shumë më i qëndrueshëm, më i lehtë e edhe më pak i kushtueshëm është ky financim sesa ai që me dhunë të synohet të shërohet fanatizmi.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …