Lëvizja Vetëvendosje ka rizgjedhur sërish kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin

Vetëvendosja: Gjatë afatit për pranimin e kandidaturave për kryetar komune, është vetëm kandidatura e Shpend Ahmetit

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë bëri të ditur  se gjatë afatit për pranimin e kandidaturave për kryetar komune, kanë pranuar vetëm një deklaratë kandidature. “Ky formular kandidimi me nënshkrimet e nevojshme nga Këshilli i Qendrës së Prishtinës është dorëzuar nga Shpend Ahmeti dhe është miratuar si i rregullt proceduralisht nga Komisioni”, thuhet në komunikatë. VV njofton se zgjedhjet e brendshme nëpërmjet demokracisë së drejtpërdrejtë – një anëtar, një votë – do të mbahen nesër, e diel. “Anëtarët do të kenë mundësinë të votojnë për kandidatin Shpend Ahmeti në vendvotimet e hapura në të gjitha pikat e Qendrës së Prishtinës”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, viziton Bondsteel dhe ekspozitën e armëve të NATO-s

Komandanti i Forcës së Sigurisë së NATO-s në Kosovë, Gjeneralmajor Enrico Barduani, ka vizituar Kampin …