PDK-ja

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk i ka bërë publikë emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk i ka bërë publikë emrat e kandidatëve për kryetar të komunave, edhepse kanë mbetur vetëm  tri ditë deri tek përfundimi i afatit për dërgimin e emrave të kandidatëve dhe listat për asambleistë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Për të diskutuar emrat për kandidatë për kryetar komunash, Kryesia e PDK-së sot ka mbajtur mbledhje, pas së cilës u tha se ka qenë mbledhje e rregullt në vazhdën e përgatitjeve për zgjedhjet e 22 tetorit. Anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha pas kësaj mbledhje se diskutuan për zgjedhjet lokale, porse nuk dha asnjë detaj nëse kanë caktuar ndonjë emër për kandidatë për kryetarë të komunave apo jo.

Kontrolloni gjithashtu

2025 – Viti i bllokadës kushtetuese: VV shpërblehet me pushtet pas një viti pa qeveri funksionale

Viti 2025 po mbyllet si një nga periudhat më të errëta institucionale për Kosovën, një …