leoni

Nga sulmet ajrore në Raqqa të Sirisë u vranë 42 civilë, në mesin e tyre 19 fëmijë e 12 gra

Nga sulmet ajrore në Raqqa të Sirisë u vranë 42 civilë, në mesin e tyre 19 fëmijë e 12 gra

Nga sulmet ajrore të koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vrarë të paktën 42 civilë sirianë. Qendra e sulmeve kishte ndodhur në lagjet e populluara dendësisht në qytetin Raqqa, ka bërë të ditur një  grup monitoruesish, në këtë qytet ku luftimet nuk kanë të ndalur. Në mesin e të vrarëve janë 19 fëmijë dhe 12 gra, ka thënë Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut për Agjencinë e lajmeve Frans Press. Llogaritet se në dy muajt  e fundit, në Raqqa  janë vrarë mbi njëmijë civilë sirianë.

Kontrolloni gjithashtu

Debate në KQZ mes Listës Serbe dhe partive shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot mbledhjen me debate të ashpra mes përfaqësuesve të …