Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

KQZ-ja pritet që deri në fund të këtij muaji të përfundojë procesin e certifikimit të subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që deri në fund të këtij muaji të përfundojë procesin e certifikimit të subjekteve politike.  Të gjitha kandidaturat do të shqyrtohen nëse janë në përputhje me ligjet në fuqi, thotë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Në rast të refuzimit, subjekti politik mund të paraqesë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Të gjitha kandidaturat e dorëzuara nga subjektet politike në KQZ për zgjedhjet komunale të 22 tetorit do të shqyrtohen nëse janë në përputhje me ligjin. Certifikimi i listave pritet të përfundojë në fund të këtij muaji, ka thënë, Valmir Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Murati

Valon Murati: Kosova po humb aleatët dhe po mbetet prapa, kriza politike po e thellon izolimin

Ish-ministri i Diasporës, Valon Murati, ka ngritur alarmin për pasojat që, sipas tij, po i …