Policia e Kosovës përmes një komunikate për media e ka konfirmuar se sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Veternik në Prishtinë, një femër është sulmuar fizikisht nga persona të dyshuar. Bëhet fjalë për, Vitore Metaj Stavileci femër, shtetase e Republikës së Kosovës, e cili ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Vitore Metaj është bashkëshortja e ministrit Blerand Stavileci. Policia ka njoftuar po ashtu se pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe përfundimit të procedurave fillestare, puna hetimore është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre, si dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.
