Bashkësia Islame e Kosovës sivjet nuk do të organizojë pritje të liderëve shtetëror për shkak të epidemisë

BIK: Kurbani është dispozitë Fetare – mos bien në lajthitje nga individë të ndryshëm

 Të nderuar qytetarë të Kosovës;

Të nderuar besimtarë!

Jemi në prag të festës së Kurban Bajramit, që, siç dihet, është ndër festat kryesore për besimtarët myslimën.  Festa e Kurban Bajramit vjen pasi besimtarët kryejnë një ndër kushtet themelore të fesë – Haxhin. Përveç, kryerjes së Haxhit, besimtarët në këtë festë janë të obliguar që të therin edhe kurbanin.  Therja e kurbanit është e normuar me rregullat fetare islame, e që jemi të obliguar t’i zbatojnë që të gjitha.

Si tradicionalisht, Kryesia e BIK organizon grumbullimin e mjeteve për therjen e kurbanit në mënyrë kolektive. Porosia për kurban bëhet nëpër Këshillat vendore, në xhamitë anekënd Kosovës dhe në pikat tjera të autorizuar nga Kryesia e BIK në Kosovë, në Diasporë pranë qendrave e xhamive shqiptare, si dhe përmes xhirollogarisë të hapur enkas për këtë qëllim.

Për këtë arsye Kryesia e BIK ka formuar Komision të veçantë, i cili merret me organizimin dhe mbikëqyrjen e aksionit për grumbullimin e mjeteve për therjen e kurbanëve.

Mirëpo, Kryesia e BIK është e shqetësuar me veprimin e disa individëve  që po grumbullojnë mjete nga besimtarët në emër të therjes së kurbanëve. Kryesia e BIK njofton besimtarët dhe të gjithë të interesuarit që duan të bëjnë porosi për therjen e kurbanit që këtë ta bëjnë në kapacitet individual ose të porosisin therjen në institucionin e BIK, sepse për të ther kurban në kuptimin e plotë të fjalë së pari duhet plotësuar kriteret fetare që kërkohen me dispozitat e fesë. Fjala është këtu për kafshën që do të theret për kurban. Po ashtu, organizimi për therjen e kubanit kërkon edhe plotësimin e kushteve të parapara me ligjet në fuqi për të ruajtur shëndetin publik. Therja e kurbanëve duhet të behet në thertoret të cilat i plotësojnë kushtet higjienike dhe të sigurisë ushqimore të parapara sipas standardeve hallall dhe jenë të nën mbikëqyrje nga veterinarët dhe teknologët ushqimor. Gjithashtu, kafsha e cila synohet të theret duhet të këtë paraprakisht raport shëndetësor dhe patjetër të kontrollet nga veterinari para therjes.

Apelojmë te besimtarët që të mos bien në lajthitje nga individë të ndryshëm kur është fjalë për therjen e kurbanit, sepse duhet pasur parasysh që kurbani është dispozitë fetare, por në të njëjtën kohë duhet të jenë të përgjegjshëm që therja  të bëhet  duke respektuar në tërësi parimet e fetare dhe kushtet higjeno- sanitare.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …