Policia e Kosovës përmes një komunikate për media e ka konfirmuar se sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Veternik

Vitore Metaj-Stavileci, është goditur gjatë pasdites së sotme në një lagje të Prishtinës, nga sulmues ende të panjohur

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media e ka konfirmuar se sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Veternik në Prishtinë, një femër është sulmuar fizikisht nga persona të dyshuar. Bëhet fjalë për,  Vitore Metaj Stavileci  femër, shtetase e Republikës së Kosovës, e cili ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Vitore Metaj është bashkëshortja e ministrit Blerand Stavileci. Policia ka njoftuar po ashtu se pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe përfundimit të procedurave fillestare, puna hetimore është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre, si dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …