Vuçiq

Vuçiq: Nëse dikush nga fuqitë e mëdha kërkon të përfshihet në dialog atëherë të përfshihen të gjitha fuqitë botërore

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë se nëse dikush nga fuqitë e mëdha kërkon të përfshihet në dialog atëherë do të përfshihen të gjitha fuqitë botërore. Ai ka theksuar se për Serbinë ndërmjetësues është Bashkimi Evropian, nën ombrellën e të cilit zhvillohet dialogu. Gjithmonë është mirë të ketë konsultime me amerikanët, gjermanët, rusët, kinezët… Çështjet e rëndësishme të konflikteve të ngrira nuk mund të zgjidhen pa dijeninë e faktorëve të rëndësishëm. Beogradi nuk e ka ndërmend të ndryshojë formatin e bisedimeve por në qoftë se dikush nga fuqitë e mëdha kërkon të përfshihet në dialog, atëherë do të përfshihen të gjitha fuqitë botërore, theksoi kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq gjatë konferencës për medie.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini: Pas 5 tetorit, pa president të ri, Kosova mund të përballet me krizë kushtetuese

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka paralajmëruar se Kosova mund të hyjë në një krizë …