Partia e Vojvodinës ka caktuar Marshin e 300 flamujve të Vojvodinës në Novi Sad. Në këtë marsh do të kërkohet që Vojvodina të bëhet republikë. Kryetari i Partisë vojvodinase Aleksandar Oxhiq ka thënë se nuk e ka aspak problem që Beogradi e etiketon separatist. “Politika jonë është e qartë: Jo shkëputje të Vojvodinës, por federalizim të Serbisë. E duam Vojovidnën Republikë, me të gjitha atributet, legjislative, gjyqësore dhe ekzekutive”, ka thënë ai. Ithtarët e Partisë vojvodinase më 5 tetor do ta prezantojnë flamurin e vet kaltër –verdhë-gjelbër si simbol të Vojvodinës së pavarur. Ata do t’i ftojnë qytetarët që vetë, në referendum, të vendosin se në ç’shtet duan të jetojnë.
 
		 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					