Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha priti në takim ambasadoren e Turqisë, znj. Kivilxhim Kiliç

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç: Do të vazhdojë bashkëpunimin me MFSK-në

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, ka thënë se vendi i saj është i gatshëm për thellimin dhe vazhdimin e bashkëpunimit në të ardhmen në mes të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë. Ajo këto komente i bëri gjatë një takimi me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, të cilin e uroi për marrjen e detyrës së re. Me këtë rast, ministri Berisha falënderoi ambasadoren Kiliç për ndihmën e vazhdueshme që Turqia ka dhënë dhe po vazhdon të japë për FSK-në. Gjithashtu, ministri i FSK-së kërkoi nga ambasadorja Kiliç vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen në të gjitha fushat me interes të përbashkët për të dyja ministritë dhe të dyja vendet.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra mijëra qytetarëve nga diaspora iu është njohur e drejta për të votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë …