Prokuroria Speciale e Kosovës ka paralajmëruar hapjen e hetimeve ndaj ministrit të Bujqësisë Nenad Rikalo

Prokuroria Speciale e Kosovës ka paralajmëruar hapjen e hetimeve ndaj ministrit të Bujqësisë Nenad Rikalo

Prokuroria Speciale e Kosovës ka paralajmëruar hapjen e hetimeve ndaj ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, i cili është akuzuar nga disa qytetarë të lagjes “Dardania” në Prishtinë për maltretime gjatë kohës së luftës. Pas raportimit në media  të disa deklaratave të banorëve të një ndërtese  në lagjen “Dardania” në Prishtinë,  të cilët pretendonin se janë maltretuar nga Riakllo  gjatë luftës ku kishte jetuar edhe ministri Rikalo,  Prokuroria ka paralajmëruar se do të nis me grumbullimin e informacioneve dhe më pas nëse ka prova dhe dëshmi vazhdon me hetime penale. Prokuroria e Shtetit, i ka thënë Arbresh.info në një përgjigje me post elektronike  se kjo prokurori nuk ka qenë e njoftuar më parë për këtë rast. “Ju informoj se PSRK deri dje 13.09.2017, kur ka parë në media nuk ka pasur asnjë informacion lidhur me veprimet e mundshme inkriminuese, për Nenad Rikallo, ministër i Bujqësisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë. Më tej në përgjigje thuhet se Prokuroria do të ndërmerr veprimet sipas Kodit të Procedurës Penale. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, do të ndërmerr veprimet e duhura në pajtim me Kodin e Procedurës Penale”.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …