Adil Fetahu: Pse populli hebraik është populli më i përparuar në botë?

Adil Fetahu: Pse populli hebraik është populli më i përparuar në botë?

Një historik i shkurtër, i historisë së gjatë të Izraelit

Historia e Izraelit është e gjatë, së paku mbi 4000 vjet. Prej tyre, dy mijë vjetët e para ishin shtet, ndërsa dy mijë vjet pas tyre e humbën shtetin, u shpërndanë nëpër botë, por ruajtën qenien e tyre fizike, krijuan një sistem unik të lidhjes me “atdheun” prej të cilit nuk i shkëputën asnjëherë, të bindur se herët a vonë do të kthehen në “tokën të cilën ua ka premtuar Zoti, si i vetmi popull i zgjedhur prej Tij”. Këtë e kishin aksiomë themelore të cionizmit politik, fetar, kulturor dhe ushtarak. Me këtë aksiomë, bindje e shpresë, të ndërtuar me mite, legjenda e gënjeshtra, e mbajtën gjallë kombin, kulturën, besimin, pa pasur shtet as atdhe. Thuhet se shtetin e tyre e themeloi Abrahami, në të cilin sunduan Sauli, Davidi e Solomoni, për të cilin mendohet se ka qenë një nga më të mençurit e njerëzimit, që ka ditur të gjejë zgjidhje për gjithçka (është një thënie proverbiale: “zgjidhje solomone”). Pas vdekjes së tij, u shkaktuan turbullira, Izraeli u nda në dy pjesë, e më pastaj asirët dhe babilonasit i shkatërruan të dy pjesët, dhe pas shkatërrimit të tempullit të Jerusalemit, filloi emigrimi masiv i hebrenjve, në rend të parë ata më të pasurit që u shpërndanë nëpër Evropë, ku u pritën mirë, u ndihmuan nga komuniteti i tyre i fuqishëm dhe nga privilegjet që iu dhanë perandoritë e kohës, u pasuruan me tregti dhe zunë majat e jetës civile, politike, ushtarake, ekonomike, financiare, arsimore dhe në të gjithë sektorët kryesorë të jetës.

Ata ishin të parët që formuan  sistemin e huadhënies me kamatë (bankat), gjë që ndikoi në fuqizimin akoma më të madh të tyre. Ishin shumë unik, të lidhur mes vete, bashkëpunonin  dhe e ndihmonin komunitetin e vet. Uniteti dhe ndihma mes vete u bë sikur një besim i ri fetar i obligueshëm  për hebrenjtë. Kështu për afro dymijë vjet e ruajtën identitetin, kombin, kulturën, fenë, shpresën, deri sa ia arritën qëllimit, që pas Luftës së Dytë Botërore, me ndihmën e fuqive të mëdha, e formuan shtetin e tyre në tokën e Palestinës. Është interesant, se vetëm 11 minuta pas deklaratës së pavarësisë që e shpalli Izraeli  (më 14 maj 1948), ShBA-të e njohën pavarësinë e atij shteti. Kjo tregon se sa i fortë dhe me ndikim ishte lobi hebraik në Amerikë.  Pas disa luftërave pushtuese që ka zhvilluar Izraeli prej vitit 1949 deri më tash, ka okupuar toka arabe dhe sot shtrihet në 27.817 km katrore, me 5 milion banorë, 1/5 e të cilëve janë arabë.

Si i bë  populli hebraik më përparuari në botë?

Një analizë e një autori arab ofron të dhëna interesante për atë se, përse populli hebrait është populli më i organizuar, më homogjen, më i fortë materialisht dhe më i përparuar intelektualisht në botë, ndërsa arabët dhe gjithë myslimanët, nga populli më i përparuar që ishin në Mesjetë, ngelën populli më i prapambetur në historinë më të re. Autori ofron shifra e fakte frapante, me të cilat jep përgjigje dhe ilustron tezat e tij për shkaqet e prapambeturisë së myslimanëve dhe përparimit të hebrenjve. Ai thotë se sot në gjithë botën jetojnë 14 milion hebrenj (në një kolumne tjetër thuhet se janë 16 milionë), ndërsa myslimanë janë afro 1,5 miliardë.

Hebrenjtë janë të shpërndarë në katër kontinente: në Amerikë 7 milionë, në Azi (Izrael) 5 milionë, në Europë 2 milion, dhe në Afrikë 100.000. Ndërkaq, nga afro 1,5 miliard myslimanë, në Azi dhe në Lindjen e Mesme janë 1 (një) miliard, në Afrikë 400 milionë, në Evropë 44 milion dhe në Amerikë 6 milion. Po sot, këta 14 (apo 16) milionë hebrenj, janë më të fortë se afro 1,5 miliardë myslimanë. Përse? Përgjigjen e ilustron me fakte e të dhëna konkrete  të pamohueshme, duke përmendur emrat e personaliteteve më të njohura të historisë moderne të botës; emrat e zbuluesve më të rëndësishëm në fushën e mjekësisë, teknikës e teknologjisë, duke radhitur pastaj emra të njohur të intelektualëve, politikanëve e diplomatëve me influencë në botë, udhëheqës të bankave e medieve botërore, kreatorë të markave botërore të prodhimeve, artistë, filantropë, etj.

Të arriturat e tyre kanë ndryshuar historinë e njerëzimit dhe prej tyre njerëzimi ka përfituar në jetën e përditshme në të gjitha fushat e jetës dhe të punës. Kush nuk ka dëgjuar për hebrejtë e historisë moderne: Alber Ajnshtajn, Sigmund Frojd, Karl Marks, Paul Samuelson, Milton Fridman, Isak Njuton, etj.,etj. Pastaj, për zbuluesit në fushën e mjekësisë dhe ilaçeve: Benjamin Robin, zbulues i gjilpërës së vaksinës; Jonas Salk, zbulues i vaksinës kundër paralizës së fëmijëve; Gertrude Elion, zbulues i ilaçit kundër leukemisë; Paul Erlich (sifilisit), Gregori Pincus (pilula kontraceptive); Willem Kloffcam (dializa e veshkave),etj.etj. Nga radhët e çifutëve janë studjuesit më të rëndësishëm në fushën e mjekësisë, si: Andrew Schally (endokrinologji), Aaron Bec (terapi kognitive), George Wald (studime për syrin dhe retinën). Në fushën e teknikës e teknologjisë: Stanley Mezor (zbulues i çipit të mikroprocesorëve), Leo Sziland (zinxhirit bërthamor), Peter Schulz (kabllos optike), Charles Adler (semaforit),  Stainless Steel (çelikut të pandryshkëshëm), Isador Kisee (filmi me zë), Emil Berliner (mikrofoni dhe gramofoni), Charles Ginsburg (video tape rekorder). Markat e prodhimeve e shërbimeve më të njohura botërore janë zbulime të kreatorëve çifutë, si: Coca-cola, Polo-Ralph Lauren, Levi’s Jeans, Starbuck’s, Google, Oracle, etj. Ish-politikanë e intelektualë me influencë: Henry Kissinger (sekretar i shtetit ShBA),  Alan Greenspan (kryetar i Rezervave Federale të ShBA-ve), Joseph Lieberman (politikan amerikan),  Medeleine Albright (sekretare e shtetit ShBA, që  udhëhoqi Konferencën e Rambujesë), Casper Weinberger (sekretar i mbrojtjes i ShBA-ve), Maxim Litvinov (ministër i punëve të jashtme të BRSS-së), David Marshal (kryeministër i Singaporit), Isaacs Isaacs (guvernator i përgjithshëm i Australisë), Benjamin Disreal (kryeministër i Britanisë), Yevgeny Primakov (kryeminister i Rusisë), Jorg Samaio (president i Portugalisë), Herb Graz (kryeministër i Kanadasë), Pierre Mendes (kryeministër i Francës), Mihchael Howard (sekretar i shtetit të Britanisë) etj, etj. Filantropë botërorë: George Soros e Walter Annenberg. Pronarë e udhëheqës të mediave botërore: Wolf Bitzer (CNN), Barbara Vallters (ABC News), Eugene Meyer e Katherine Graham (Washington Post), Henr Grunwald (Time Magazine), Joseph Lelyveld e Max Frankei (New York Times), – e shumë e shumë emra të tjerë çifutë me ndikim në përmasa botërore, në fusha të ndryshme.

Ky përparim nuk është rastësi, por është rezultat i punës, unitetit, kontributit, ndihmës e përkrahjes  reciproke, arsimit, studimit, shkencës, dijes. Përkundër dallimit të madh në numrin e popullsisë (1:100), në 150 vjetët e fundit, 180 nobelistë në botë janë të përkatësisë çifute, ndërsa vetëm 3 nobelistë janë myslimanë! Në listën e 500 universiteteve më të mira të botës, nuk figuron asnjë universitet i shteteve islamike, derisa në atë listë figurojnë 6 universitete izraelite. Në shtetet islamike vetëm rreth 50% e banorëve kryejnë shkollën fillore, dhe vetëm rreth 40% dijnë shkrim-lexim, kurse arsimin univerzitar e vazhdojnë vetëm 2%. Në shtetet myslimane vetëm 0,2% e brutoprodhimit shpenzohet për hulumtime e zhvillim. Prandaj ato nuk posedojnë fuqi për prodhimin e njohurive as për prodhimin, madje as edhe për përdodrimin e prodhimeve të teknologjisë së lartë. Në Pakistan, psh., për çdo 1000 banorë shpërndahen 23 gazeta, derisa në Singapor 460 gazeta në 1000 banorë. Në Mbretërinë e Bashkuar për 1 milion banorë dalin 2000 tituj librash, në Egjipt dalin 17 libra! Prodhimet e teknologjisë së lartë marrin pjesë me 0,2% të eksportit të Pakistanit, ndërsa 68% të eksportit të Singaporit.

Sipas njohurive të tij, autori i analizës popujt myslimanë i ndanë në tri grupe: pjesëtarët e grupit të parë, që përbëjnë shumicën dërmuese, marrin njohuritë nga të tjerët, ato njohuri i mbyllin në vete dhe nuk i përcjellin te të tjerët. Ata praktikisht i vrasin ato njohuri që marrin. Ky është grupi negativ. Pjesëtarët e grupit të dytë, njohuritë e fituara prej të tjerëve, nga jashtë, ua shpërndajnë tjerëve, dhe ky është grupi pozitiv, por është grup më i vogël. Dhe grupi i tretë, i cili aktualisht nuk ekziston, është grupi i cili do të ishte në gjendje vetë të krijojë njohuri dhe pastaj t’ua shpërndajë të tjerëve.

Duke vlerësuar rëndësinë e dijes dhe informacionit, autori thotë se dija dhe informacioni duhet të fillojë nga secili dhe ato të shpërndahen. Secili  ka një përvojë dhe din diçka të cilën nuk e dinë të tjerët. Atë dije duhet t’ua përcjellë të tjerëve, dhe të merr dije prej të tjerëve. Kjo mund të fillohet prej familjes, e deri në përmasa më të gjëra.  Se sa ka rëndësi arsimi dhe dija, autori si një dijetar islam,  përmend një thënie të hazreti Aliut, r.a., i cili ka thënë: “Jam i gatshëm t’i bëhem rob i atij i cili ma mëson një shkronjë”!

Myslimanët dikur sundonin, menaxhonin dhe udhëheqnin më se gjysmën e botës, prinin në kulturë e civilizim dhe shërbenin si model i zhvillimit dhe progresit të vendeve të Evropës. Princërit më të njohur të Evropës i shkollonin fëmijët e tyre dhe të tjerë nëpër shkollat islame të Andaluzisë (Spanjës, të cilën atëherë e sundonin myslimanët). Po atëherë myslimanët ishin të bashkuar. Fama dhe autoriteti i tyre qëndronte në nivelin më të lartë, kur shtetet e Evropës ishin të zhytura në injorancë, padituri,  dekadencë e mjerim. Sot, kur myslimanët janë të përçarë, gjaku i tyre është bërë më  lirë se litra e naftës! Për ta ndryshuar gjendjen e vet, myslimanët duhet të zgjohen nga gjumi i rëndë që i ka zënë, t’i rreken shkencës e civilizimit, konstuktivitetit dhe diturisë, sepse “Zoti nuk ia ndryshon gjendjen një populli, përderisa ai popull nuk e ndryshon vetveten e tij”.

Cionizmi politik izraelit është doktrinë raciste dhe nacionaliste

Me vet faktin se kanë krijuar mitin biblik, sipas të cilit “hebrenjtë janë popull i zgjedhur i Zotit”, ata konsiderojnë se kanë të drejtë që me dhunë të uzurpojnë e kolonizojnë tokat arabe, bile ta zgjerojnë territorin prej Nilit deri në Eufrat! Ndonëse në Talmudin, librin më të vjetër hebraik plot urti e mençuri tradicionale  të  trashëgimisë gojore hebraike, shkruan se bota mbështetet në: drejtësi, ligje dhe në paqe, Izraeli aspak nuk i përmbahet kësaj urtësie. Ai është bërë shtet terrorist, për terrorizimin e Palestinës dhe të shteteve tjera arabe. Është bërë ekspansionist, për uzurpimin me dhunë të tokave arabe.

Është shtet racist dhe nacionalist, duke konsideruar se hebrenjtë janë popull  i zgjedhur hyjnor, nuk pranojnë të martohen me njerëz të kombësive tjera. Sipas ligjit hebraik “Halaka”, religjioni trashëgohet prej nënës, kështu që nëse një mashkull hebre martohet me një femër johebreje, fëmijët e tyre nuk mund të konsiderohen hebrenj. Por, duke marrë parasysh diasporën e madhe hebraike, sidomos atë në Amerikë, çështja e martesave të përziera është bërë një ankth për shoqërinë hebraike, posaçërisht për organizatat fetare dhe organizatat e tjera të cilat e konsiderojnë popullin hebre si popull i zgjedhur prej Zotit, dhe që duhet ta ruajë të pastër racën e vet. Edhe-pse brenda shtetit izraelit 21 për qind janë arabë, martesat e përziera midis tyre janë jashtëzakonisht të rralla. Jo vetëm për djemtë, por edhe vajzat hebraike nëse martohen me jo hebraikë konsiderohen si  të vdekura për prindërit e tyre!

Në shkurt të vitit 2014, gazeta norvegjeze “Dagen”, lajmëroi se norvegjezja Sandra Leikanger dhe djali i kryeministrit Netanjahu, Jair, janë një çift (të martuar). Ky lajm shaktoi  indinjatë në Izrael. Mediat nxituan të marrin vesh nga vet kryeministri Netanjahu, por përgjigja ishte se ata janë vetëm shokë klase. Kjo përgjigje nuk ua mbushi mendjen as nuk i kënaqi kureshtarët e këtij “skandali”. Përfaqësues të organizatës e të partisë ultraortodokse “Shas” dhe rabinët reaguan ashpër, duke e trajtuar rastin si tradhti kombëtare. Kunati i Njetanjahut, e porositi Jair-in, se në qoftë se nuk i jep fund asaj lidhje, jo vetëm se nuk do ta kontaktojë kurrë, por nuk do ta lejojë kurrë t’iu afrohet as varreve të paraardhësve të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Zholi

-Albert Z. ZHOLI: Flasin për Ditën e Verës: Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka

Flasin Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka -Dita e Verës nuk …