leoni

Kryetari, Hashim Thaçi, ka diskutuar me kryeministrin Haradinaj për vazhdimin e reformave demokratike

Kryetari, Hashim Thaçi, ka diskutuar me kryeministrin Haradinaj për vazhdimin e reformave demokratike

Gjatë takimit me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri, Ramush Haradinaj ka deklaruar se në javën që vjen do t’ia paraqesin Kuvendit, programin qeverisës. Ai saktësoi me  këtë rast se do ta fillojë një praktikë të takimeve të rregullta për t’i raportuar kryetarit për zhvillime qeverisëse në vend. Kryetari Thaçi ka thënë se ka diskutuar me kryeministrin Haradinaj për vazhdimin e reformave demokratike në vend. “Duke e uruar Haradinaj në të njëjtën kohë ndajmë përgjegjësinë institucionale për prioritetet. Themelimi i Kuvendit dhe Qeverisë është i rëndësishëm pa ndërhyrje dhe presion nga ndërkombëtaret, kjo është një kulturë e re politike”, tha Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …