Kurdët e Irakut do të mbajnë Referndum për Pavarësi, pavarësisht kundërshtimit të Amerikës, Irakut, Iranit e Turqisë

Kurdët e Irakut do të mbajnë Referndum për Pavarësi, pavarësisht kundërshtimit të Amerikës, Irakut, Iranit e Turqisë

Pas Referendumit të paralajmëruar për 1 tetor që do të mbahet  në Katalunja, një tjetër referendum për  pavarësi, pritet të mbahet brenda këtij muaji. Parlamenti i kurdëve irakianë ka votuar në mbështetje të referendumit. Qeveria rajonale e Kurdistanit, e mbledhur për herë të parë në dy vitet e fundit, ka aprovuar votimin e 25 shtatorit gjatë ditës së djeshme. Qeveria qendrore e Irakut e refuzon këtë referendum, duke e cilësuar atë që prej së martës si antikushtetues. Kundër referendumit janë rreshtuar edhe Irani, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara. Kurdët e Irakut janë të parët që e kanë përkrahur intervenimin amerikan në Irak për rrëzimin e Sadam Hyseinit. Ata i ka armatosur dhe po i armatos Amerika dhe shtetet e Evropës në luftë kundër ISIS-it, si mish për top, për qëllimet e veta sepse formimin e shtet kurd nuk e pranon Amerika, Irani, Iraku as Turqia. Rreth 30 milionë kurdë jetojnë në tokat e tyre nën Irak, Iran, Turqi, Siri, Rusi e gjetkë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …