Kryeministri shqiptar, Edi Rama: Shqipëria është vetë në NATO e duhet të marrë përgjegjësitë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama: Shqipëria është vetë në NATO e duhet të marrë përgjegjësitë

​Delegacione të ushtrive të vendeve të NATO-s ndodhen në Tirane për një takim dy ditor për të diskutuar mbi stabilitetin dhe situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Komiteti kryesohet nga komandanti Suprem i Forcave Aleate për Europën, gjeneralin Kurtis Scaparrotti dhe kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjeneral Petr Pavel. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se tashmë Shqipëria është vetë në NATO dhe se Forcat e Armatosura do të jenë prezente në çdo front.

“Mbledhja për herë të parë në Shqipëri e komitetit ushtarak të NATO-s i jep këtij takimi një përmasë historike për mua dhe për ministren e re të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë si dhe për të gjithë FA-të e vendit tonë. Është një nder i veçantë dhe padyshim një kënaqësi e jashtëzakonshme t’ju kemi sot këtu në vendin tonë. Nuk besoj se ekziston një tjetër rast kur të kesh në shtëpi kaq shumë miq që i sjellin shtëpisë kaq shumë siguri”, u shpreh Rama.

“Kam pasur mundësi ta shoh nga afër transformimin e konsiderueshëm të NATO-s, që sipas Stoltenberg ka hyrë në moshë të tretë. Dy samite historike në Uells, në Varshavë kanë shënuar një transformim të Aleancës. NATO e parë 1949-1989 ishte sa e huaj për Shqipërinë, aq edhe pak e nga pak vit pas viti një pikë referimi shprese për popullin shqiptar. Një popull që kishte shumë më tepër armë sesa liri dhe mirëqenie. NATO e dytë 1989 – 2014 ishte edhe e jona. Duke dalë disi jashtë kornizës fillestare, duke kaluar kufijtë e saj të vjetër NATO ndërpreu një spastrim të egër në Europë. Mbijetesa e popullsisë dhe liria që gëzojnë Bosnja dhe Kosova janë frut i NATO-s, e cila përfshin në misionin e saj lirinë e popujve që jetonin jashtë kufijve të saj. Gjatë kësaj periudhë, në 2019 Shqipëria përjetoi edhe momentin e anëtarësimit në NATO. Kjo ngjarje shënon edhe një ndër gurët kilometrik në historinë e vendit, i cili për shumë më tepër sesa dekada vuajti pasojat e një ndarjes të padëshiruar nga bota më e zhvilluar ose siç e kemi quajtur ne Perëndimi. Shqipëria në NATO shënon një gur të rëndësishëm kilometrik në historinë e vendit që për shumë kohë, dekada vuajti pasojat e ndarjes nga bota e zhvilluar, perëndimi. Ndërsa sot kur NATO e tretë ka marrë trajtë, Shqipëria është vetë në NATO e duhet të marrë përgjegjësitë”, tha ndër të tjera në fjalimin e tij Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …