Prishtine - Beograd

Partitë opozitare në Kosovë kanë pikëvështrime të ndryshme lidhur me mundësinë e krijimit të një Ekipi të Unitetit

Partitë opozitare në vend kanë pikëvështrime të ndryshme lidhur me mundësinë e krijimit të një Ekipi të Unitetit, për fazën e ardhshme të dialogut me Serbinë në Bruksel, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, më 31 gusht, pas takimit të fundit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nëpërmjet një deklarate për medie pati thënë se “pas krijimit të institucioneve, në mënyrë sa më konsensuale të mundshme, përmes Ekipit të Unitetit, Kosova të përfaqësohet në pjesën finale, përmbyllëse, historike të shtet-ndërtimit”. “Për këtë arsye kam thirrur për krijimin e një baze të gjerë përfaqësuese të spektrit politik dhe të shoqërisë civile, të medieve dhe pati thënë kryetari Hashim Thaçi. Shpëtim Kamberi, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, thotë për Radion Evropa e Lirë se bisedimet e reja me Serbinë nuk do të duhej të nisnin pa hetimin dhe vlerësimin e dialogut të deritashëm. LDK-ja ende nuk e ka shqyrtuar mundësinë nëse do të jetë pjesë e një Ekipi të Unitetit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, për të cilën ka folur presidenti Thaçi. Nënkryetari i kësaj partie, Haki Rugova, thotë se vendimet për nivelin e përfaqësimit politik në dialog me Serbinë, duhet t’i marrë Kuvendi i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …