Kënga “Duet me dallëndyshet” kënduar nga Mario Zaja, është këngë fituese e festivalit për fëmijë, “Fluturat 2017”

Kënga “Duet me dallëndyshet” kënduar nga Mario Zaja, është këngë fituese e festivalit për fëmijë, “Fluturat 2017”

Në kopshtin e Kino Lumbardhit në Prizren, të hënën në mbrëmje u mbajt festivali i këngës për fëmijë “Fluturat 2017”.  Juria e festivalit: Xhylfidane Hoxha, Gazmend Kraja dhe Shefqet Hoxha – Sheki, çmimin e parë ia ndajë këngës “Duhet me dallëndyshet kënduar nga MArio Zja ndërsa e kompozuar nga Ylli Kalaja. Shpërblimin e parë e ndau ministri i Kulturës Kujtim Gashi. Vendin e dytë juria ia ndau këngës “Kush e hëngri mjaltin e kënduar nga Emi Bakia ndërsa e kompozuar nga Artan Bakia.Vendi i tretë iu nda këngës “Udha e re: e kënduar nga Ela Kazaz e kompozuar nga Reshit Ismet. Dueti më i mriz u vlerësua dueti Zana dhe Edon Ramadani, ndësra për paraqitje më të mriz skenike u vlerësua Kejixhi Bilalaj. Gjithashtu u nda edhe shpërblimi i revistës “Fidani” për tekstin më të mirë. Kryeredaktori i Revistës “Fidani” Berat Batiu, “Penën e artë” ia ndau tekstit të këngës “Preniceshat” të autores Hatixhe Ademaj. Në ndarje të çmimeve Gazmend Kraja shprehu kënaqësinë që ishte pjesë e festivalit siç tha ai mirë të organizuar. Iu urojmë këtyre fëmijëve që kur të rriten t’i shohim nëpër festivale të mëdha” tha Kraja. (Ostref Krasniqi)

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …