Kandidatja për kryetare të komunës së Mitrovicës nga PDK-ja, Valdete Idrizi, është zotuar se Mitrovica nuk do të jetë vend i stagnimit, por i zhvillimit

Kandidatja për kryetare të komunës së Mitrovicës nga PDK-ja, Valdete Idrizi, është zotuar se Mitrovica nuk do të jetë vend i stagnimit, por i zhvillimit

Kandidatja për kryetar të komunës së Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi, është zotuar se gjatë qeverisjes së saj Mitrovica nuk do të jetë vend i stagnimit, por i zhvillimit dhe qytet aktiv. PDK ka prezantuar sonte kandidaten për kryetare të Mitrovicës Valdete Idrizi dhe kandidatët për asamble komunale. Kandidatja e PDK-së, Valdete Idrizi, ka thënë se tashmë ndryshimi për komunën e Mitrovicës ka filluar dhe ka garantuar qytetarët e Mitrovicës, se qeverisja e saj do të jetë e përgjegjshme dhe do ta sjellë qeverisjen tek qytetarët. Idrizi theksoi se qeverisja e saj do të jetë transparente dhe se qytetarët e Mitrovicës do të dinë se si shpenzohet paraja publike.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …