Kandidati i AAK-së në Pejë, Fatmir Gashi: Do të krijojmë pesë mijë vende të punës, do të ndërtojmë zonë industriale

Kandidati i AAK-së në Pejë, Fatmir Gashi: Do të krijojmë pesë mijë vende të punës, do të ndërtojmë zonë industriale

Me sloganin “Ndryshimi vazhdon”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të martën pasdite ka mbajtur tubim zgjedhor me elektoratin e saj në Pejë. AAK para elektoratit të saj ka prezantuar programin qeverisës, kandidatin për kryetar të Pejës, Fatmir Gashin dhe kandidatët për këshilltarë të komunës. Kandidati për kryetar Fatmir Gashi tha se ata që kërkojnë Lidhje e kanë humbur Lidhjen, duke iu referuar sloganit të LDK. Ai tha se AAK nuk sjell program duke parë ëndrra, i cili shtoi se qytetarët e Pejës po jetojnë pa standarde.

“Programi ynë fokusohet në zhvillimin ekonomik, dhe do të krijojmë pesë mijë vende të punës. Ne do të ndërtojmë zonë industriale dhe do t’i punësojmë të gjithë qytetarët e Pejës”, tha Gashi. Ai shtoi se me punë të përkushtuar do të bëhet mirëmbajtja e qytetit duke krijuar 300 vende të punës. Po ashtu Gashi tha se do të krijohet një klimë e favorshme për biznese dhe perspektivë të të rinjve. Ndër të tjera ai tha se do të ketë edhe zhvillim rural, duke rregulluar ujë të pastër dhe të mjaftueshëm për bujqit e Pejës. Po ashtu edhe kanale për ujitje për fermerët. Ai ka  përmendur edhe subvencionet dhe grantet për fermerët, duke ndarë sera, dhe jo duke i ndarë në bazë të përkatësive politike. Gashi tha se edhe sektori i arsimit është në nivel jo të mirë dhe jo të kënaqshëm , sepse ka politizim të arsimit. Me AAK drejtorët e shkollave do të zgjedhën nga këshilli i prindërve. Sipas tij sektori i shëndetësisë, do të punohet në bazë të ligjit funksional dhe do të blihen pajisje për shëndetësi.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …