Albin Kurti

Albin Kurti kundër qasjes së Ramës për demarkacionin me Malin e Zi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur kundër qasjes së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama lidhur me demarkacionin me Malin e Zi. Edi Rama të mërkurën gjatë konferencës së përbashkët për media kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, duke folur për demarkacionin, tha se kryeministri aktual i Kosovës nuk duhet të sillet si opozitar në postin që e mban dhe i ka kërkuar që të heqë dorë nga kauza e tij për demarkacionin. Kurti ia ka kujtuar Ramës gjashtë marrëveshjet, memorandumin dhe shtatë detyrat konkrete që kishin dalë nga mbledhja e tretë e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës që u mbajt më 3 qershor të vitit 2016.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …