Ka përfunduar debati lidhur me vendimin e Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara

Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën e jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën e jashtëzakonshme, ku pikë e rendit të ditës është debati parlamentar lidhur me parimet programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021. Seanca kohë më parë është thirrur nga opozita, por nuk iu është përgjigjur pozita, me arsyetimin se debati parlamentar për programin qeverisës duhet të bëhet në momentin e finalizimit dhe prezantimit të tij nga ana e Qeverisë.

Vazhdimi i kësaj seance është vendosur nga Kryesia e Kuvendit, e cila po ashtu ka vendosur që të martën të mbahet një seancë tjetër, ku pikë e rendit të ditës është interpelanca e kryeministrit, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të LDK-së për ta informuar Kuvendin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.

Kontrolloni gjithashtu

IAEA verifikon raportimet për sulm ndaj një centrali bërthamor në Iran: Nuk pritet rrezik radiologjik

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike ka bërë të ditur se është duke shqyrtuar raportimet për …