Gjenerali Fungo shprehu vlerësimin për Shqipërinë dhe Forcat e Armatosura si partner shumë të besueshëm

Gjenerali Fungo shprehu vlerësimin për Shqipërinë dhe Forcat e Armatosura si partner shumë të besueshëm

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Gjovanni Fungo, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes, ku u prit nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral Bardhyl Kollçaku. Temë kryesore e takimit  ishte diskutimi i çështjeve kyçe të sigurisë, si dhe mbarëvajtja dhe vijimi i mbështetjes së vendit tonë për Operacionin e NATO-s në Kosovë. Gjenerali Fungo shprehu vlerësimin për Shqipërinë dhe Forcat e Armatosura, duke i cilësuar, si një partner të besueshëm. Zëvendësministri Koçi theksoi se KFOR konsiderohet si një histori suksesi e NATO-s. “KFOR garanton siguri dhe stabilitet për gjithë qytetarët e Kosovës. Por nga ana tjetër ne jemi avokatë të vendosur të shndërrimit të FSK-së në Forcë të Armatosur. Kjo do i shërbejë paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon. Kjo çështje duhet të vazhdojë të diskutohet në rradhët e Aleancës”, vijoi më tej Koçi.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …