Në Universitetin e Prizrenit "Ukshin Hoti", përurohet Monografia, “Selver Maçkaj Dëshmor i kombit”, i autores, Xhyhere Vezaj

Në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, përurohet Monografia, “Selver Maçkaj Dëshmor i kombit”, i autores, Xhyhere Vezaj

Sot në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, duke filluar në orën 17:00 -promovohet Monografia “Selver Bajram Maçkaj – Dëshmor i kombit”, i autores Xhyhere Vezaj – Maçkaj. në sallën e amfiteatrit të Madh (Fakulteti i Edukimit) të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”. Në promovimin e librit do të të flasin:

– Prof.dr.Ramë Vataj, rektor i Universitetit “Ukshin Hoti”,

– Zonja Mevlyde Mezini Saraçi, redaktore e librit,

-Ruzhdi Saramati dhe Bedri Hoxhaj, bashkëluftëtarë të dëshmorit Selver B.Maçkaj,

-Prof.dr.Sabahajdin Cena dhe autorja e monografisë, Xhyhere VezajMaçkaj (bashkëshortja e dëshmorit).

Ndërkaq në pjesën artistike të programit, do të recitohen:

– dy vjersha kushtuar Dëshmorit të Kombit, Selver B.Maçkaj,

– një monolog nga poeti Dibran Fylli,

– një këngë e rapsodëve të shquar, Dida, Ҫela dhe Kovaçi nga Kukësi, si dhe

– këngë për dëshmorin Selver Maçkaj  nga këngëtarja Remzije Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …