Kryetarja e Parlamentit të Katalonisë, Carme Forcadell tha sonte se masat që ka ndërmarr qeveria spanjolle për shkarkimin e qeverisë katalonase dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, janë një grusht-shtet dhe një sulm ndaj demokracisë. Gjatë një fjalimi televiziv, ajo është shprehur e përkushtuar për mbrojtjen e sovranitetit të Parlamentit katalon, transmeton KosovaPress.”Është një grusht-shtet autoritar brenda një shteti anëtar të Bashkimit Evropian,” tha ajo, duke shtuar se kryeministri spanjoll kishte për qëllim “t’i japë fund një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike”.
