Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj: Autostrada Prishtinë-Shkup përfundon vitin e ardhshëm

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj: Autostrada Prishtinë-Shkup përfundon vitin e ardhshëm

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti sot ambasadorin e Maqedonisë në vendin tonë, Ilija Strasevski, me të cilin zhvilloi një bisedë miqësore e të përzemërt lidhur me çështjet që u përkasin të dy vendeve, në radhë të parë për fushat që janë kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës. Ministri Lekaj tha se autostrada, e cila lidh Prishtinën me Shkupin, do të përfundojë në vitin 2018. “Besoj se do t’ia dalim t’i riaktivizojmë hekurudhat me ndihmën e financimit nga BERZH-i. Këto do të kenë impakte pozitive për qytetarët e dy të vendeve, si në planin e lëvizjes së lirë, po ashtu edhe në transportin e mallrave, që do të ndikojë drejtpërsëdrejti në zhvillimin ekonomik të të dy vendeve”, tha ai.

Ndërkaq, ambasadori i Maqedonisë, Ilija Strashevski tha se Kosova dhe Maqedonia, si dy shtete fqinj, kanë pasur marrëdhënie të mira dhe se synim i përbashkët është integrimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian. “Sa i përket rrugës së pjesës së Maqedonisë,  ne kemi mbetur që të ndërtojmë rrugën nga kufiri, pra nga Hanit i Elezit deri në unazën e Shkupit, që lidhet me qendrën e Shkupit, që ka gjithsej 13 km. Për momentin, për këtë pjesë është duke u punuar në pjesën e studimit të fizibilitetit, por do të ishte mirë që edhe linjat hekurudhore Kosovë-Maqedoni të përmirësohen, sepse do të ndikojnë në lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe transportit të mallrave, ku ne presim të nënshkruajmë marrëveshje bashkëpunimi në këtë drejtim”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit

Bujar Osmani: Kosova meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës

Ministri i Jashtëm i i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se Kosova e …