Në vazhdën e mbështetjeve për detyrat e reja, ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka pranuar urimet e shefes së zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova. Shefja e BE-së thekson rolin që ka diaspora në zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe rëndësinë e investimeve strategjike, duke kërkuar transparencë maksimale gjatë këtij procesi. Me këtë rast, zv. kryeministri Gashi siguron shefen e BE-së në Kosovë se ky proces do të ketë transparencë maksimale.
“Jemi të vetëdijshëm se investimet kanë munguar në Kosovë për shkak të, madje, mungesës së transparencës bashkë me burokracinë e vendimet e gabuara politike. Në rastin tone, ju siguroj Apostolova se procesi i investimeve strategjike do të jetë transparent dhe në çdo hap do të përfshihet Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe partnerët tanë ndërkombëtar”, ka thënë ai.
 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
		 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					