Zëvendësministri i FSK-së Agim Çeku, po merr pjesë në konferencën “Zgjerimi i NATO-s në Ballkanin Perëndimor’’, në Zagreb

Zëvendësministri i FSK-së Agim Çeku, po merr pjesë në konferencën “Zgjerimi i NATO-s në Ballkanin Perëndimor’’, në Zagreb

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, me ftesë të Këshillit Atlantik të Kroacisë, po merr pjesë në konferencën “Zgjerimi i NATO-s në Ballkanin Perëndimor’’, e cila po mbahet në Zagreb. Qëllimi i konferencës është shkëmbimi ideve dhe përvojave ndërmjet shteteve anëtare të NATO-s dhe atyre që po përgatiten  për t’u anëtarësuar në NATO. Në punimet e konferencës “Zgjerimi i NATO-s në Ballkanin Perëndimor’’ po marrin pjesë personalitete të shumta  politike dhe ushtarake nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat merren me këtë problematikë, nivel ministrash  nga Kroacia,  Mali i Zi dhe nga shtetet tjera. Konferenca do t’i zhvillojë punimet në seanca plenare, me diskutime dhe prezantime të temave nga pjesëmarrësit e ftuar si personalitet politike, ushtarake dhe të shoqërisë civile nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …