leoni

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa publikon sot vendimet për 7 komuna

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa sot vendimet për 7 komuna

Sot do të bëhen publike vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për komunën e Prishtinës, Prizrenit, Klinës, Burimit, Rahovecit, Dardanës dhe Shtimes. Zyrtarë të PZAP-së kanë thënë se të hënën do të bëhen publike vendimet që kanë marrë si Panel e që subjektet politike kanë afat 24 orë nga marrja e vendimeve që t`i drejtohen Gjykatës Supreme, kurse kjo e fundit brenda 72 orësh duhet të marrë vendim për këto ankesa. Ankesat që janë dërguar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, janë tri nga PDK dhe tri nga LDK si dhe një nga kandidati i pavarur. LDK është ankuar për Dardanën, Burimin dhe Prishtinën, përderisa PDK për Prizrenin, Klinën dhe Rahovecin. Një ankesë në PZAP ka bërë edhe kandidati i pavarur për kryetar të Shtimes, Fatmir Rashiti.

Kontrolloni gjithashtu

Sot fillon fushata për vetëdijesim publik kundër migrimit të parregullt

Ylli Shala: Rënia e natalitetit dhe migrimi janë dy faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rënien e numrit të popullsisë

Drejtori i Agjencinë e Statistikave të Kosovës, Ylli Shala,  ka theksuar se rënia e natalitetit dhe …