Krimineli Nikolla Shainoviq i dënuar nga Trubinali i Hagës për krime lufte në Kosovë emërohet në preun e PSS-së

Krimineli Nikolla Shainoviq i dënuar nga Trubinali i Hagës për krime lufte në Kosovë emërohet në preun e PSS-së

Partia Socialiste e Serbisë, forca e dytë politike në këtë vend, ka emëruar në kryesinë e saj kriminelin e dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës, Nikolla Shainoviq, i cili ishte politikani më i afërt i kryekriminelit, Millosheviq. Për krimet e tij të kryera gjatë luftës kundër shqiptarëve në Kosovë e vende të tjera, Shainoviq ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar 18 vjet burg, por ishte liruar nga burgu sapo kishte mbajtur gjysmën e dënimit. Emërimi i tij në krye të kësaj partie është më se “i merituar”, sepse ai e ka mbrojur vendin tonë në Hagë, ka thënë kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë dhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …