Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj: Rruga e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian është e pakthyeshme

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj: Rruga e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian është e pakthyeshme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sonte në selinë e BE-së me Përfaqësuesen e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, me të cilën ka debatuar për proceset të cilat po kalon Kosova. Siç njofton kryeministria, kryeministri Haradinaj ka thënë se rruga e integrimit të Kosovës në BE është e pakthyeshme dhe se Kosova meriton një trajtim të barabartë. Kryeministri Haradinaj ishte i pari lider nga gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor që takohet me Mogherinin para darkës së përbashkët joformale. Kryeministri i Kosovës, Haradinaj, do të zhvillojë takime edhe me homologë të tij nga rajoni.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria pritet të presë Samitin e NATO-s më 2027 – Konfirmimi zyrtar nga draft-deklarata në Hagë

Shqipëria është në prag të një ngjarjeje historike në kuadër të aleancës më të fuqishme …