Nga një sulm terrorist në Suedi është plagosur vajza e veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare, Nasim Haradinajt

Vajza e veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare, Nasim Haradinajt është plagosur nga një sulm terrorist në Suedi

Në mëngjesin e djeshëm, më 2 janar 2018 në ora 00:58, në qytetin suedez Helsingborg ndodhi një shpërthim i madh i eksplozivit që ishte vendosur para derës së banesës së vajzës së veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare, Nasim Haradinajt, bejnë të ditur mediat Suedeze. Nga shpërthimi i fuqishëm u plagos  Ariana Haradinaj, e cila punon si infermiere në këtë qytet dhe është duke u përgatitur që të fillojë studimet në Suedi. KosovaPress ka kontaktuar prindin e Arianës, z. Nasim Haradinaj i cili është është pyetur nëse sulmi ndërlidhet me veprimtarinë e tijë politike.

“Vendosja e eksplozivit në ndërtesat ku banojnë civilë është akt terrorist pa marrë parasysh se kush është objekt sulmi. Unë nuk dëshiroj që të bëhen spekulime rreth motiveve të këtij akti sepse u takon autoriteteve të hetuesisë suedeze që ta hetojnë rastin dhe tek pasi të ndriçohet në tërësi ky rast atëherë institucionet e drejtësisë së këtij vendi do ta  thonë fjalën përfundimtare edhe për motivet e sulmit”, ka thënë Haradinaj. Pas trajtimit të plagëve në spital, policia suedeze e ka strehuar Arianën në një vend të sigurt, benë të ditur KosovaPress.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …