Kyeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Kadri Zekën, Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën në 36 vjetorin e vrasjes. Ai thotë se 17 janari është data që shqiptarëve ua kujton zinë por edhe guximin. 17 janari i lidhë tre viganët e Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvallen dhe Kadri Zekën, me Gjergjin Kastriotin, në të njëjtën nyje – flijimin për atdhe. Gërvallajt dhe Zeka, ata tre burra qe me fenerë të ndezur, në mendje e zemër, na e kanë dëftuar rrugën për të arritur lirinë kombëtare. Ata ishin lajmëtarët e lirisë së Kosovës. Lavdi heronjve të Kosovës Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, ka shkruar kryeministri Haradinaj, në 36-vjetorin e rënies së tyre.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
