Ramush Haradinaj

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova nuk u jep llogari ambasadorëve sa i përket Gjykatës Speciale

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova nuk u jep llogari ambasadorëve sa i përket Gjykatës Speciale. Pavarësisht reagimeve të shumta të ambasadorëve të QUINT-it, Haradinaj ka thënë se qeveria do të procedojë tutje lëndën e shfuqizimit të Speciales në afat të paraparë. Ka thënë se kjo është iniciativë e Kuvendit dhe llogari u jep vetëm deputetëve. Ai ka folur edhe për demarkacionin me ç’rast ka shprehur habinë me LDK-në. “Pjesën e demarkacionit e kemi kryer. Habitem pse nuk po e votojnë. LDK e ka aty, le të votojnë”, ka thënë Haradinaj si përgjigje për akuzat e deputetëve të LDK-së që kanë kritikuar qeverinë se e ka përcjellë në Kuvend marrëveshjen e mëparshme me një raport kundërshtues nga komisioni Bulliqi.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …